Zëri i Rusisë SHBA-s nuk kanë në plan të përfshijnë objektet ukrainase në arkitekturën e re të mbrojtjes antiraket, njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Këshillit kombëtar të sigurimit pranë Shtëpisë së Bardhë Majk Hammer. Sipas fjalëve të tij, Uashingtoni gjithashtu nuk planifikon dislokimin e elementeve të tjera të MAR në Ukrainë. Më parë Ambasadori i Kievit në SHBA-s Oleg Shamshur deklaroi, se çështja mbi mundësinë e përdorimit të stacioneve ukrainase lokative të mbrojtjes po shqyrtohen. Por në Uashington ngulin këmbë, se akoma nuk po bëhen kurrfarë negociatash në lidhje me këtë temë me Kievin.