Zëri i Rusisë Parlamentarët e Italisë dhe Britanisë së Madhe marrin pagat më të larta në Europë. Të tilla janë konkluzionet e faktuara me prova nga hetimi i zhvilluar prej gazetarëve, i cili u bë publik në programin televiziv “Klauscondicio”, që del në YouTube. Paga mujore e parlamentarëve italianë përbën afërsisht 20.6 mijë euro. Teorikisht ata mbeten pas kolegëve të tyre britanikë (20.76 euro), por duke marrë parasysh koston e jetesës në Britaninë e Madhe i bie realisht që parlametarët italianë të marrin rroga 20 % më të larta se ato të parlamentarëve britanikëve.