Zëri i Rusisë Nga Gjemania do të dëbohen mijëra shqiptarë kosovarë, njofton shtypi gjerman. “Shumë prej tyre janë larguar tashmë vullnetarisht, ndërsa rreth 14 mijë të tjerë do të dëbohen, - vë në dukje Gessishe/Niderzeksishe Allgemeine”. — Por në cilin vend do të dëbohen ata? Në shtetin që është njohur vetëm pjesërisht në botë, ekonomia e të cilit së bashku me tregtinë e gjërave më të domosdoshme ndodhet në duart e bandave kriminale dhe kontrabandistëve të drogës, ku papunësia përbën shifrën 45 %. Ti dërgosh njerëzit me forcë, me detyrim në një mjedis të tillë, do të thotë të ndezësh pasionet shkarpa në këtë rajon të mbarsur me krizë të Europës”.