Zëri i Rusisë Sejmi i Letonisë hodhi poshtë 7 projekt ligjet në mbështetje të jo qytetarëve që jetojnë në republikë, të cilat u përgatitën nga Partia opozitare “Për të drejtat e njeriut në Letoninë unike”. Ajo del në mbrojtje të të drejtave të popullsisë rusishtfolëse të vendit. Në Letoni, popullsia e së cilës numëron rreth 2,3 milionë njerëz, jetojnë më tepër se 44 % banorë rusishtfolës. Midis tyre 300 mijë vetë kanë statusin e “jo qytetarit”.