Zëri i Rusisë Artur Çilingarov dhe Sergei Lavrov foto RIA LajmetRusia është mëse e bindur, se në rajonin e Arktikut nuk ka kurrëfarë problemesh të tilla të cilat kanë nevojë për zgjidhje ushtarake dhe të mund të justifikojnë praninë e blloqeve politiko-ushtarake atje. Për këtë deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov të enjten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Murmansk. Dëgjoni se ç’njofton më hollësisht për këtë korrespondentja jonë speciale Elizaveta Isakova: “Moti i ftohtë prej dimri të vërtetë që po mban tani në Murmansk, në qytetin më të madh të planetit, i cili ndodhet përtej Rrethit Polar, nuk i pengoi aspak pjesëmarrësit e biznes-komunitetit botëror për tu mbledhur këto ditë në Forumin ekonomik ndërkombëtar. Midis pjesëmarrësve të tij janë: “Microsoft”, “Gazprom”, “Aeroflot”,“General Electric” si dhe shumë kompani të tjera të autoritetshme. Ne jemi shumë të kënaqur nga vetë fakti, se bashkëpunimi në formatet dypalëshe dhe shumëpalëshe aktualisht po shndërrohet në tendencë dominuese në rajonin e Arktikës dhe do ta mbështesim përherë atë, theksoi Sergei Lavrov. Sipas fjalëve të tij, një qendrim i tillë jo vetëm që i sjell dobi reale njerëzve konkretë dhe rajoneve konkrete, por në një shkallë të caktuar amortizon edhe pasojat e krizës financiare botërore. Në lidhje me këtë Forumi Ekonomik Ndërkombëtar në Murmansk është një kontribut suplementar i Rusisë në çështjen e forcimit të bashkëpunimin në rajonin e Detit Barenc dhe në Arktikë, në tërësi. Ndërsa çfarëdo problemesh që lindin, shprehet me bindje të plotë Sergei Lavrov, mund të zgjidhen pa nevojën e prezencës së faktorit ushtarak, nëpërmjet dialogut: “Mundësitë e reja dhe problemet e reja që janë të lidhura edhe me ndryshimin e klimës, edhe me zhvillimin teknologjive të reja duhet ti bashkojnë dhe jo ti përçajnë shtetet arktike. Përpjekjet për ti hedhur benzinë zjarrit dhe për ta paraqitur Arktikën si rajon të mbarsur me konflikte, janë krejtësisht të pandërgjegjshme dhe kundërproduktive. 5 shtetet bregdetare pranë Arktike tashmë dhanë një përgjigje të qartë ndaj përpjekjeve të tilla në deklaratën e tyre të përbashkët, kur u zhvillua takimi ministror në Iulisat të Groenlandës në maj të vitit të kaluar. Në këtë deklaratë është nënvizuar saktë e qartë, se çfarëdo problemesh që të lindin do të zgjidhen mbi bazën e sigurt e të patundshme të së drejtës ndërkombëtare. Sipas fjalëve të Ministrit të punëve të jashtme të Federatës Ruse, zhvillimi i Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Murmansk është një shembull i mirë i asaj se si zgjidhen problemet e përvetësimit dhe zhvillimit të Arktikës.