Zëri i Rusisë foto RIA LajmetPërfaqësuesit e opozitës parlamentare braktisën në mënyrë demonstrative sallën e mbledhjeve të Dumës Shtetërore. Në këtë formë ata shprehën protestën e tyre kundër ditës unike të zgjedhjeve të 11 tetorit. Deputetët e fyer, të ofenduar nga faktet e shumta të shkeljeve, kërkojnë takim me Presidentin dhe kërcënohen të mos kthehen në vendet e punës së tyre për sa kohë që nuk do të zhvillohet ky takim. Botimi “Njezavisimaja gazeta” shkruan, se bojkotimi i përgjithshëm dështoi. Aty nga mbrëmja përfaqësuesve të Partisë “Rusia e Drejtë” u ra disi entuziazmi. Ndërkohë Partia Liberal-Demokratike e Rusisë kërkon dorëheqjen e Kryetarit të Bashkisë së Moskës, të guvernatorit të Qarkut të Tulskut dhe refuzon të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Partia Komuniste e Federatës Ruse dëshiron që të krijohet një komision special për hetimin e rezultateve të zgjedhjeve. Tingëllojnë gjithashtu edhe kërkesat për shkarkimin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga posti i vet.

 
Gazeta “Trud” shkruan, se Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në këto 10 ditët e afërta nuk mund të takohet dot me liderët e ngritur në protestë. Megjithëse Presidenti rus zhvillon rregullisht takime me përfaqësuesit e fraksioneve të Dumës Shtetërore, një aktivitet i tillë i radhës nuk është planifikuar në një kohë të afërt në axhendën e tij të punës.


Gazeta “Vremia novostei” njofton, se midis partive nuk pati një marrëveshje paraprake për organizim bojkoti të përgjithshëm. Partia Komuniste e Federatës Ruse vendimin për të bërë grevë e mori në mbledhjen e fraksionit. Të tjerët, duke gjykuar nga të gjitha, e morrën vendimin për këtë mu në sallën e mbledhjeve. Protestën e filloi Lideri i Partisë Liberal-Demokratike të Rusisë Vladimir Zhirinovskij, i cili nga vendi i vet pa u menduar gjatë deklaroi, se Partia “Rusia Unike” shtiu në dorë votat e zgjedhësve me rrugë mashtrimi.

 
Botimi “Rossijskaja gazeta” mendon, se askujt nuk duhet ti mbetet hatri me zgjedhësit. Ndërsa vetë Kreu i fraksionit “Rusia Unike” është tejet i indinjuar nga sjellja e opozitës. Ai deklaroi, se deputetët e fraksioneve opozitare refuzuan të marrin pjesë në diskutimin e projekt ligjeve të rëndësishme, ndër të tjera edhe atyre presidenciale, ndërsa ky është një qendrim krejtësisht i papërgjegjshëm ndaj vetë zgjedhësve. Nuk duhet të vihet kurrësesi populizmi mbi prioritetet e punës në të mirë të vendit.