Zëri i Rusisë Këshilli i Sigurimit të OKB-së do ti rikthehet sërish diskutimit të problemeve që kanë të bëjnë me Kosovën. Në mbledhjen e radhës të tij po diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun mbi punën e Misionit të OKB-së për problemet e administratës së përkohshme në Kosovë. Marrja në shqyrtim e problemeve të Kosovës është mjaft aktuale. Shpallja e njëanshmë e pavarësisë së Kosovës nga ana e separatistëve shqiptarë në shkurt të vitit të kaluar, në kundërshtim me të gjitha konfirmimet e tutorëve të tyre të përfaqësuar nga fuqitë perëndimore, nuk i zgjidhi problemet e kësaj krahine historikisht serbe. Përkundrazi, ajo i bëri edhe më akute ato. Pjesa veriore e Kosovës, e populluar nga serbët, nuk ka ndërmend ti nënshtrohet autoriteteve të Prishtinës, të krijuara nga shqiptarët kosovarë. Gjendja në rajon vazhdon të mbetet e tensionuar. Në lidhje me këtë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u bën thirrje me këmbëngulje palëve që të jenë të përmbajtura dhe ti përmbahen një “politike konstruktive gjatë zgjidhjes së problemeve delikate, tepër të ndjeshme”. Në dokumentin e paraqitur prej tij shprehet shpresa në atë, se të gjitha komunitetet do të vërejnë tek Misioni i OKB-së për problemet e administratës së përkohshme në Kosovë dhe prezencën e tij në pjesën veriore të krahinës instrumentin e rëndësishëm të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon. Misioni i OKB-së ka qenë dhe mbetet përgjegjësi kryesor për zhvillimin e situatës në Kosovë. Ai u krijua në vitin 1999 në përputhje me rezolutën № 1244 të Këshillit të Sigurimit, veprimin e së cilës, me që ra fjala, nuk e ka anuluar askush. Dhe ky dokument, sipas mendimit të Kreu të dikasterit të politikës së jashtme të Rusisë Sergei Lavrov, të cilin ai e shprehu gjatë negociatave me homologun e tij serb Vuk Jeremiç në fillim të muajit tetor, mbetet si dhe më parë gur themeltar në rregullimin e problemit kosovar.
Zëvendës drejtorja e Institutit të Ekonomisë botërore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Tatiana Parhalina mendon, se prezenca e OKB-së në Ballkan është garanci e asaj se komuniteti ndërkombëtar vazhdon të mbetet në fushën ligjore: “Dhe, në përgjithësi, është tejet e rëndësishme prezenca e OKB-së në këtë rajon fort të ndërlikuar. Mua më duket se është shumë e rëndësishme megjithatë të ruhen funksionet kontrolluese të strukturës globale. Sepse ajo është e vetmja tani për tani. Me qëllim që të mos ndërmerren përpjekje për të dalë nga sistemi ligjor, juridik në nivel ndërkombëtar”, thotë Tatiana Parhalina. Në lidhje me këtë çdo riformatim i Misionit të OKB-së pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit dhe aq më tepër zëvendësimi i plotfuqishmërive të tij me ndofarë strukturash të tjera qofshin këto BE apo NATO, nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do ta ndërlikojnë akoma dhe më shumë situatën në Kosovë. Çfarëdolloj ndryshimesh të funksioneve kontrolluese të Misionit të OKB-së për problemet e administratës së përkohshme në Kosovë paraqiten si të paligjshme edhe për një arsye tjetër. Më 1 dhjetor Gjykata ndërkombëtare në Hagë do t’ia hyjë punës për rishikimin e çështjes që ka të bëjë me atë në se është e ligjshme apo jo shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës. Në kushtet aktuale ato do të ishin të barazvlefshme me përpjekjen për të ushtruar ndikim në vendimin e Gjykatës.