Zëri i Rusisë

Rusia e quan detyrë prioritare mbrojtjen e bashkatdhetarëve të vet dhe mbledhjen e “botës ruse” jashtë shtetit. Për këtë deklaroi Sekretari i shtetit, Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Federatës Ruse Grigori Karasin, duke hapur në Dushanbe konferencën rajonale të bashkatdhetarëve rusë,që përbëjnë diasporën në vendet e Azisë Qendrore. Në numrin e detyrave të radhës së parë, të cilat qëndrojnë përpara organizimeve të bashkatdhetarëve rusë, Karasin quajti koordinimin e punës për propagandë, ruajtjen e gjuhës ruse dhe letërsisë, mbështetjen e mjeteve të informimit masiv në gjuhën ruse, mbrojtje juridike e përfaqësuesve të diasporës ruse.