Zëri i Rusisë Ministria e Rrethanave të Jashtëzakonshme do të realizojë projekte humanitare për Afganistanin, Serbinë, Nikaraguan dhe Korenë e Veriut. Për këtë njoftoi në një konferencë për shtyp drejtori i Departamentit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Ministrisë së Rretanave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse Juri Brazhnikov. “Ne po vazhdojmë operacionin humanitar në Afganistan, që realizohet me anë të hekurudhave”. Përveç kësaj, MRJ po merret me çminimin e territorit të Serbisë. “Specialistët tanë punojnë në ato rajone, ku ka më tepër municione shpërthyese. Ky projekt është planifikuar për një periudhë 4 vjeçare”, bëri të ditur ai.