Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev dhe Vaclav Klaus Foto RIA LajmetVizita e tanishme e Presidentit çek Vaclav Klaus në Moskë u bë tashmë ardhja e tij e tretë në Rusi. Siç njoftoi gazeta “Vedomosti”, vizita aktuale e tij iu kushtua kryesisht bashkëpunimit ekonomik. "Do të përfundohen marrëveshje në qindra milionë euro", — premtoi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në konferencën për shtyp mbajtur pas përfundimit të negociatave. Presidentët prekën edhe temën mjaft aktuale për Moskën që ka të bëjë me kundërveprimin ndaj përpjekjeve që ndërmerren për të falsifikuar historinë. "Klaus është një ndër ata politikanë çekë që thekson vazhdimisht rolin vendimtar të Ushtrisë së Kuqe në çlirimin e Europës dhe Çekosllovakisë dhe për Rusinë është e rëndësishme mbështetja e tij", thotë diplomati rus që merret me zhvillimin e marrëdhënieve me Europën Lindore. Vizitën e Klaus-it e parapriu heqja dorë prej SHBA-s nga ideja e dislokimit të elementëve të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në territorin e Çekisë. Tani një acarues i tillë u eliminua nga marrëdhëniet, konstaton burimi në MPJ të Rusisë. Në këtë sfond duken si tejet të dykuptimshme përpjekjet e një sërë nëpunësve amerikanë për të mohuar, për të hedhur poshtë vendimin e Barak Obamës në lidhje me MAR. Kryeministri Vladimir Putin i quajti këto veprime të çuditshme. Për vetë faktin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë tërësisht nga vendosja e elementeve tokësore të MAR në Europë. Ato vetëm e kanë shtyrë fillimin e dislokimit të tyre për në vitin 2015.


Komentimi i artikullit të ditës


Nënpresidenti i Akademisë së problemeve gjeopolitike Vladimir Anohin flet mbi ndikimin e Çekisë në zhvillimin e ngjarjeve europiane: “Çekia ka mbajtur përherë një qendrim mjaft objektiv ndaj situatës në Europë. Fakti që atë e ingranuan në projektin e MAR nuk është aspak zgjedhje e bërë nga ajo vetë. Ky vend, sigurisht, që mban një qendrim shumë serioz ndaj të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me potencialin e tij mbrojtës. Vaclav Klaus është njeri jashtëzakonisht konsekuent në logjikën e vet. Qendrimi këmbëngulës me të cilën ai mbron pikëpamjet e veta meriton respekt të thellë. Aktualisht ndikimi i Çekisë në Bashkimin Europian është i madh si kurrë ndonjëherë më parë. Ajo mbetet e vetmja kodrinë që pengon konsolidimin e Europës në lidhje me Traktatin e Lisbonës. Dhe këtu Çekia në mbrojtje të së drejtës së vet do të luftojë deri në fund. Kontaktet e fundit të saj me Rusinë unë do ti vëzhgoja edhe nën këtë prizëm”, konkluon Vladimir Anohin.