Zëri i Rusisë Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin u bëri thirrje vendeve Perëndimore që të nxjerrin mësim nga konflikti midis Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut. Duke marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Partneritetit Euroatlantik në Bruksel, ai propozoi që të dëgjojnë më 11 nëntor raportin e BE për hetimin e ngjarjeve në Kaukaz në gusht të vitit të kaluar. Sipas fjalëve të diplomatit, udhëheqja e NATO-s më parë më se një herë refuzoi të bënte një vlerësim objektiv të atyre ngjarjeve, duke u referuar në atë, se raporti i BE nuk është publikuar ende.