Zëri i Rusisë Presidenti i Çekisë Vaclav Klaus, i cili përfundoi vizitën e vet në Moskë, midis problemeve të shumta nuk la pa përmendur edhe Traktatin e Lisbonës. Në Bruksel nuk duhet të ushqejnë kurrëfarë iluzionesh: Praga nuk do të heqë dorë nga kërkesat suplementare që ka paraqitur, deklaroi ai. Ndërkohë Kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso e hodhi fjalën fare pa doreza: se paepshmëria, kokëfortësia që shfaq Çekia mund ti kushtojë asaj humbjen e postit të Komisarit Europian. Kundërshtarët në krye me Presidentin Vaclav Klaus, sipas mendimit të tij, “ngrenë barriera artificiale” në rrugën e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës. Mendimet e ekspertëve në lidhje me situatën e krijuar i përmbledh vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Sergei Guk. Euroskeptikët çekë i frikësojnë bashkatdhetarët e vet më fjalët: vendin e kërcënon një ortek i tërë padish të ngritura kundër tij me kërkesa për pagimin e kompensimeve. Argumentimi: me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës do të bëhet e detyrueshme për zbatim nga të gjithë Karta e për të drejtat e njeriut e BE e vitit 2000. Të dëbuarit (gjermanët e Sudetit) mund ta shfrytëzojnë plotësisht atë duke anashkaluar gjyqet çeke. Dua të vë në dukje, shkruan më tej Sergei Guk, se bile edhe Polonia, e cila është fort e cënueshme, e prekshme, duhet thënë, përkatësisht tentativave analogjike të diasporës së gjermanëve të Silezisë, nuk kërkoi megjithatë garanci të posaçme për tu siguruar në këtë mënyrë nga pretendimet e mundshme nga ana e saj gjatë ratifikimit të Traktatit. Por, duhet thënë, se dhe pretendime të tilla nuk janë shprehur tani për tani as nga gjermanët e Sudetit, as nga ata të Silezisë, konstaton eksperti ynë Vlladisllav Bjellov nga Instituti i Europës. Në parim, Çekia ndjek shembullin e anëtarëve të tjerë të Bashkimit, të cilët i siguruan vetes kushte të veçanta, Britanisë së Madhe, Irlandës, Polonisë. Kodi unik dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë i rregullave po vjen duke u cënuar me përjashtime të privilegjuara: “Traktati i Lisbonës tregoi qartë se sa e vështirë është puna për thellimin cilësor të integrimit europian duke marrë parasysh veçoritë kombëtare të të gjithë 27 vendeve anëtare të BE”, konkludon Vlladisllav Bjellov. Problemin që lindi duhet ta zgjidhë vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Çekisë, i cili pritet të merret më 27 tetor. Por pavarësisht nga vendimi i saj, një ditë më vonë kjo çështje do të diskutohet në Samitin e Bashkimit Europian.