Zëri i Rusisë Rusia propozon që të krijohet fondi për financimin e përbashkët të projekteve në kuadrin Këshillit të Barencevit (zonë Euroarktike). Domosdoshmëria për këtë lindi në lidhje me krizën botërore financiare, deklaroi në sesionin e Këshillit në Murmansk Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Precendenti ekziston, shtoi ai dhe si shembull përmendi Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi. Lavrov gjithashtu njoftoi mbi gadishmërinë e Rusisë për shqyrtimin e propozimit të Suedisë dhe Finlandës për zhvillimin së afërmi të takimit të ministrave të ekonomive të vendeve të Këshillit për negociatat në lidhje me zgjerimin e bashkëveprimit në kuadrin e Këshillit të Barencevit.