Zëri i Rusisë Anija ruse “Progres” startoi nga kozmodromi “Bajkonur” në Kazakistan, duke marrë kursin për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Anija e modifikuar transportuese, e pajisur me sisteme bashkëkohore digitale, do të çojë në orbitë gati 2,5 ton ngarkesa, pajisje shkencore, si dhe lëndë djegëse, ujë dhe ushqime për ekuipazhin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar. Aktualisht atje po punojnë 6 veta: rusët Roman Romanenko dhe Maksim Suraev, amerikanët Nikol Stot dhe Jeffrey Williams, Frank de Vinn nga Belgjika dhe kanadezi Robert Tirsk. “Progres”, në bordin e së cilës ka gjithashtu edhe pako për kozmonautët nga familjet e tyre, duhet të bashkohet me stacionin më 18 tetor.