Zëri i Rusisë Dhoma Shoqërore e Federatës Ruse po rregullon bashkëveprimin me Komitetin Ekonomik dhe Social Europian-organ këshilltar, që përfaqëson shoqërinë qytetare të BE. Në Bruksel u hap seminari i përbashkët dyditor i Dhomës Shoqërore të Federatës Ruse dhe Komitetit Ekonomik dhe Social Europian. Ai i kushtohet shkëmbimit të mendimeve mbi pasojat sociale të krizës ekonomiko-financiatre, si dhe rolit të mundshëm të shoqërisë civile mbi marrëveshjen e re bazë BE-Rusi.