Zëri i Rusisë Kongresi i SHBA-s miratoi projektligjin në lidhje me rreptësimin e sanksioneve ekonomiko-tregtare kundër Iranit. Dokumenti i ri i detyron autoritetet e shteteve që të heqin dorë nga letrat me vlerë të atyre kompanive, të cilat investojnë në sektorin energjetik të Iranit më shumë se 20 milionë dollarë. Ndalohet gjithashtu që të përfitohen aksionet e këtyre kompanive. Organizatat financiare amerikane janë të detyruara të kërkojnë kthimin e kredive të dhëna, në qoftë se këto mjete janë financuar në sferën e energjetikës në Iran.