Zëri i Rusisë Ministri i punëve të brendshme të Moldavisë Viktor Katan nuk përjashtoi faktin, se shpërthimi që ndodhi në qendër të Kishinjovit mund të ketë qenë akt terrorist. Në sheshin qendror të kryeqytetit të Moldavisë Kishinjov buçiti një shpërthim i madh. Ky incident ndodhi gjatë festimit të Ditës së qytetit. Sipas njërit prej versioneve, keqëdashësi hodhi granatën luftarake “RG-42” në mes të turmës së të rinjve, të cilët ishin mbledhur në sheshin kryesor që të shikonin koncertin që i kushtohej Ditës së qytetit. Për fat të mirë, ky akt përfundoi pa viktima. 30 veta u plagosën nga këmbët. As ata që e kryen këtë akt, as qëllimi i tij, tani për tani nuk janë bërë të njohur.