Zëri i Rusisë Kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit dhe “Gazprom-i” rus nënshkruan kontratën për realizimin e furnizimeve të gazit azerbajxhanas në Federatën Ruse. Dokumenti në fjalë parashikon furnizimin në Rusi që nga fillimi i vitit 2010 të një vëllimi prej 500 milionë metra kub gaz. Gazi natyror nga Azerbajxhani do të furnizohet në jug të Rusisë.