Zëri i Rusisë Gazeta londineze “Evening Standard” filloi të shpërndahet falas, njoftoi ITAR-TASS. Pronari i shtëpisë së botimit, biznesmeni rus Aleksandër Lebediev e pranoi që ky është njëfarë rreziku, por është i bindur se tirazhi i gazetës do të rritet më shumë se dy herë. Lebediev shpreson, se në perspektivë gazeta do të bëhet burim të ardhurash. Ai mendon, se një botim tipografik i cilësisë së lartë duhet të shkojë tek njerëzit falas, kurse biznesi e ka për detyrë ta mbështesë atë. Botimi “Evening Standard” ka një histori 200 vjeçare. Lebediev u bë pronari i paketës më të madhe akcionere në janar. Ai është i bindur, se botimin “Evening Standard” do ta pasojnë dhe gazeta të tjera, ndër të tjera dhe në Rusi.


***


foto RIA LajmetNë Perm (zona Paraurale) u hap ekstrim-parku i parë në Rusi, njofton Interfaks. Në territorin e tij do të zhvillohen gara të skateboarding dhe patinave agresive, rrëshqitja me patina dhe bërja e trukeve të ndryshme. Në këtë park do të mund të zhvillohen gara në nivel ndërkombëtar. Në ceremoninë e hapjes të pranishmit panë debutime të patinorëve dhe skaterëve, të cilët më vonë zhvilluan disa master klasa trajnimi. Unikaliteti i këtij parku qëndron në atë, se ai do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit, në dimër atje do të rrëshqasin snowbordët.

 

 


***


Në parkun zoologjik të Shën Petërburgut më 31 tetor për herë të parë do të festojnë Halloween, njofton Interfaks. Festa do të zhvillohet në ambientin e Exotariumit, ku ruhen përfaqësuuesit e faunës ekzotike, kryesisht reptilë. Vizitorët do ti trembin fantazmat, të cilat gjithë ditën do të vrapojnë nëpër Exotarium. Klonet do të pregatisin një eleksirë me këmbë bretkosash dhe merimangash. Ato mund ti provojë çdokush që dëshiron. Kurse në Sallonin e fallës vizitorëve do tu tregojnë për të ardhmen sipas gjurmëve të këmbëve.


***


Regëtimi i e ngjyrave të ndezura është i aftë të shkaktojë krizë epileptike bile edhe tek personat që gëzojnë shëndet të mirë, kurse personi epileptik praktikisht garantohet të pësojë atak zemre. Për këtë shpikje shkencëtarët nga India, Japonia, Anglia dhe SHBA-s njoftuan ITAR-TASS. Rezulton, se kombinimi i disa toneve të qarta, para së gjithash, në programet televizive shkakton në trurin tonë gjendje acaruese. Më keq është kur tablotë me ngjyra të ndezura ndërrohen me shpejtësi njëra pas tjetrës. Të rrezikshme për psiqikën shkencëtarët quajtën, për shembull, promorliket e Olimpiadës së Londrës dhe multfilmat e famshëm japonezë. Kombinimi më i rrezikshëm, intrigues është ai i gjyrës së kuqe me të blujtën. Atij sipas fjalëve të studiuesve duhet ti shmangen jo vetëm në televizion, por dhe në veshje edhe në interierën e apartamentit personal.