Zëri i Rusisë Zhvlerësimi i dollarit të SHBA-s nuk do të sjellë në krizën e përgjithshme të valutës amerikane, mendojnë ekspertët e bankës më të mëdhe private të SHBA-s “Bank of America”, duke u referuar në vendosmërinë e Bankave kryesore Qendrore të vendeve industriale për të mbështetur dollarin, mohimin e shumë vendeve për të zhvilluar ristrukturalizimin e rezervave valutore dhe mungesës së inflacionit në ekonominë botërore. Ndërkaq kursi i dollarit ra në tregjet botërorë të financave në krahasim me euron deri në nivelin më të ulët për këta 14 muajt e fundit. Kurse çmimi i arit në tregun e metaleve të shtrenjta në Londër arriti maksimumin e ri historik.