Zëri i Rusisë Tre fraksione opozitare në Dumën Shtetërore të Dhomës së Ulët të parlamentit: Partia Komuniste e Federatës Ruse, Partia Liberal Demokrate e Rusisë dhe “Rusia e Drejtë” u larguan nga salla e mbledhjes në shenjë proteste ndaj rezultateve të zgjedhjeve, të cilat u zhvilluan më 11 tetor në 75 subjekte të ndryshme të Rusisë. Në franksionin “Rusia Unike” mendojnë se ky është demarsh për tu justifikuar disfata në zgjedhje. Sipas fjalëve të Zëvendës drejtuesit të fraksionit “Rusia Unike” Valeri Rjazansk, shkaku i disfatës së tyre qëndron në atë, se opozita nuk mundi të paraqesë kandidatë të vetë në të gjitha zgjedhjet. U shpërndanë 42,5 mijë mandate, gjatë kësaj opozitarët paraqitën mesatarisht 10 herë më pak kandidatë, se sa “Rusia Unike”.