Zëri i Rusisë Krerët e qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) do të miratojnë Iniciativën e përbashkët për kapërcimin e pasojave të krizës ekonomike globale, tha Vladimir Putin në mbledhjen e Këshillit të krerëve të qeverive të organizatës në Pekin. Sipas fjalëve të Kryeministrit, faktikisht fjalë bëhet për njëfarë “shtabi”, që do të jetë përgjegjës për përmbushjen e programit afatgjatë të bashkëpunimit ekonomik shumëpalësh të OBSH. OBSH mundet dhe duhet të marrë pjesë aktive në riformimin e arkitekturës financiare botërore, mendon Putin. Kryeministri i Rusisë propozoi që të krijohet Klubi Energjetik i OBSH, të shpejtohet krijimi i mekanizmit të luftës kundër qarkullimit jo legal të drogës, rritja e koordinimit të veprimeve për shkak të zhvillimit të situatës në Afganistan dhe organizimit të konkursit të këngëve “Intervidenie”.