Zëri i Rusisë Situatat në tregjet financiare të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) dhe çështjet, që kanë të bëjnë me kapërcimin e krizës ekonomike globale i diskutojnë pjesëmarrësit e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare Bankare të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Sekretari suprem i BSHP-së Sergei Lebediev vuri në dukje, se për pjesëmarrësit e tij është e domosdoshme që me përpjekje të përbashkëta të gjejnë zgjidhje për problemet , me të cilat ndeshet shumica e vendeve të Bashkësisë. Midis temave aktuale Lebediev veçoi çështjet e llogarive të ndërsjellta të shteteve të BSHP-së jo në dollarë amerikanë, por në valutat kombëtare.