Zëri i Rusisë Autoritetet e SHBA-s do ti lejojnë ushtarakët rusë që të zhvillojnë inspektime në objektet e veta bërthamore. Sipas të dhënave të kanalit amerikan televiziv Fox News, marrëveshja për këtë u arrit në negociatat e Sekretares amerikane të shtetit Hilary Clinton me Kreun e MPJ i Rusisë Sergei Lavrov. Rusët jo vetëm që do ti lejojnë në objektet bërthamore amerikane, por gjithashtu do të mund të numurojnë të gjitha kapsollat dhe mbartësit e tyre, njoftoi Fox News. Më parë për lëshime të tilla në sferën bërthamore të SHBA-s asnjëherë nuk kishin rënë dakort. Clinton deklaroi, se do tu përgjigjen të gjitha pyetjeve, të cilat do ti bëjnë ushtarakët rusë ose qeveria.