Zëri i Rusisë Gjyqi i ish liderit të serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç është shtyrë nga tetori për një afat të papërcaktuar, deklaroi për agjencinë France Press Përfaqësuesi i Gjykatës së Hagës. Në fund të shtatorit Karaxhiç bëri një apelim, ku konfirmoi, se gjyqi nuk dha kohë të mjaftueshme për studimin e materialeve të kësaj çështjeje, e cila përbëhet nga 983 mijë faqe dhe kërkoi që të shtyhet fillimi i dëgjimit nga 19 deri në 21 tetor. Karaxhiç akuzohet për krime ushtarake gjatë kohës së luftës në Bosnjë e Hercegovinë në vitet 1992-1995.