Zëri i Rusisë Rusia do të hedhë në gjyq Pavo Salonen, i cili dyshohet për rrëmbimin e fëmijës nga ish bashkshortja e tij ruse Rimma Salonen, deklaroi Përfaqësuesi i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Rusisë Vladimir Markin. Paavo Salonen rrëmbeu djalin 5 vjeçar dhe me ndihmë të një diplomati në bagazh të makinës e çoi atë në Finlandë. Rimma e solli djalin në Rusi pas divorcit në vitin 2008. Të martën gjykata e qytetit filandez Tampere e dënoi atë me një vit e gjysëm burgim për shkak të “rrembimit të djalit të vet”. Qytetarja ruse ka ndërmend të apelojë vendimin e gjykatës finlandeze.