Zëri i Rusisë Në Moskë u zhvillua ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev nga ana e 10 ambasadorëve të shteteve të huaja. Midis tyre ishte edhe Ambasadori i ri i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse, Zoti Sokol Gjoka.
Dimitri Medvediev, gjatë pranimit të letrave kredenciale, u shpreh se dialogun ruso-shqiptar Moska e vlerëson si një ndër faktorët më të rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan.
Sipas traditës ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale u zhvillua në Sallën Aleksandrovskij të Pallatit të Madh të Kremlinit.