Zëri i Rusisë Fjodër Llukjanov Historia me nënshkrimin e Traktatit të Lisbonës ngjason me rrugën e gjatë e plot mundime drejt qëllimit të caktuar. Në kohën e vet Britania e Madhe parashtroi kërkesat që në tregun e punës asaj ti lejojnë të udhëhiqet nga ligjet e brendshme të vendit të vet dhe jo nga Karta e rregullave themelore që vepronte në BE. Leja për këtë iu dha asaj. Irlanda arriti atë, që gjatë krijimit të çfarëdolloj rrethanave ajo të mund të ruajë neutralitetin e vet, në rast se do të krijohen forcat e armatosura të BE. Polonia, nga ana e saj, nguli këmbë për ti rezervuar vetes të drejtën e ndalimit të aborteve, sepse kisha katolike e trakton ndërprerjen e shtatëzanisë si mëkatin e tmerrshëm të vrasjes së njeriut. Tani Presidenti i Çekisë Vacslav Klaus kërkon që në dokumentin në fjalë të përforcohet statusi i organizimit të sistemit pronësor dhe ligjor të Republikës Çeke pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë çështje Presidenti çek qendron i palëkundshëm, si shkëmb graniti, duke e mbrojtur me vetmohim atë! Situatën e komenton tani përpara mikrofonit tonë Fjodor Llukjanov, Kryeredaktori i revistës “Rusia në politikën globale”: “Klaus njihet që prej kohësh si një ndër euroskeptikët më të bindur midis gjithë politikanëve europianë të rangut të lartë, - vë në dukje Fjodër Llukjanov. - Klaus nuk e ka fshehur kurrë qendrimin e vet, në tërësi, negativ ndaj integrimit europian, dhe, në veçanti, ndaj Traktatit të Lisbonës, të cilin e vlerëson si hapi e fundit drejt humbjes së plotë nga vendet e BE të sovranitetit të vet”, vazhdon Fjodor Llukjanov. “Duhet thënë, se metoda që ai zgjodhi për tu përpjekur që të silurojë këtë Traktat është mjaft e rafinuar, e stërholluar. Ajo është një materie fort e hollë politike dhe për këtë arsye atë në Europë, thjesht, e patën anashkaluar për një kohë të gjatë. Kjo ishte si njëfarë lloj tabuje! Por tani në hapësirën e BE ka ndryshuar atmosfera e përgjithshme dhe prandaj tabutë e mëparshme janë bëra tashmë tema të hapura për diskutim. Aktualisht qeveria çeke po shqyrton kërkesat e Presidentit Klaus mbi bërjen e shtesave në Traktatin e Lisbonës. Përfundimet e këtij diskutimi do të shqyrtohen në samitin e BE, i cili do të mbahet më 29-30 tetor. As që duhet të vihet fare në dyshim ai fakt, se ky samit do të jetë shumë i bujshëm, i potershëm”, tha në përfundim të intervistës së vet ekskluzive dhënë për “Zërin e Rusisë” kryeredaktori i revistës “Rusia në politikën globale” Fjodër Llukjanov. Intervistën e realizoi Irina Çajko.