Zëri i Rusisë Komisioni Europian-Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian-përgatiti raportin mbi gjendjen me të drejtat e njeriut në Kosovë. Përmbajtja e plotë e tij do të publikohet të mërkurën, më 14 tetor. Por konkluzionet kryesore të këtij raporti tashmë u bënë të ditura për opinionin publik. Dhe, duhet thënë, se ato nuk janë aspak ngushëlluese: në Kosovë, e cila në shkurt të vitit 2008 shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e vet nga Beogradi, jo vetëm që nuk është krijuar shoqëria domokratike, por dhe shkelen brutalisht të drejtat themelore qytetare. Gazeta “Koha ditore” dhe botime të tjera shqipfolëse të Prishtinës tashmë e damkosën raportin e Komisionit Europian me vlerësimin-i padrejtë. Por këtu lind natyrshëm pyetja: në se mund të quhen vallë si të papritura, befasuese konkluzionet e ekspertëve të BE? Kësaj pyetjeje do të përpiqet ti përgjigjet në komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Ai shkruan. Pretendimet kryesore të Komisionit Europian ndaj autoriteteve të Kosovës konsistojnë në “progresin e dobët” në ndërtimin e instituteve demokratike dhe “korrupsionin me përmasa indinjuese, impresionuese” që mbizotëron në krahinë. Sipas mendimit të gazetës “Koha ditore”, konkluzione të tilla “pasqyrojnë tabllonë negative të shtetit më të ri në Europë”. Ekspertët e Komisionit Europian nuk bënë gjë tjetër veçse përsëritën edhe një herë shumë pika të raporteve të paraqitura më parë nga “Homan Rights Watch”, “Grupi ndërkombëtar për të drejtat e pakicave kombëtare” dhe shumë institute të tjera. Konkluzionet e Komisionit Europian dëshmojnë për të satën herë për atë, se vetë pavarësia e Kosovës ishte një hap i nxituar dhe aspak i agrumentuar. Njohja e saj iu imponua europianëve nga amerikanët, - mendon Shefi i katedrës së historisë së popujve sllavë të Europës Jug-Lindore në kohën e re të institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Vendimi për dhënien e pavarësisë Kosovës u morr sepse fillimisht këtë gjë ua patën premtuar SHBA-s shqiptarëve kosovarë, ndërsa më pas ato morën vendimin për t’ia hedhur këtë problem barrë mbi supe Europës dhe BE. Përsa i përket serbëve, duhet thënë, se vendimi në fjalë është krejtësisht i padrejtë karshi tyre, thekson Aleksandër Karasjov. Gjendja aktuale me të drejtat e njeriut në Kosovë dhe qorrsokaku evident në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve e konfirmojnë më së miri këtë fakt”, vë në dukje eksperti.