Zëri i Rusisë Spanja do të bashkëveprojë për përfundimin e marrëveshjes bazë mbi partneritetin dhe bashkëpunimin midis Rusisë dhe BE, deklaruan Sekretari spanjoll i shtetit për çështjet ndërkombëtare Anhel Lossada dhe Përfaqësuesi i Senatit Havier Roho Garsia në takimet me Spikerin e Këshillit të Federatës të Rusisë Sergei Mironov. Sipas fjalëve të tij, bashkëbiseduesit e tij premtuan të bashkojnë të gjitha përpjekjet për afrimin e Rusisë dhe Europës dhe shprehën gatishmërinë për dialog në lidhje me iniciativat e Rusisë mbi krijimin e arkitekturës së re ndërkombëtare të sigurimit.