Zëri i Rusisë Rusia dhe SHBA-s arritën progres në përgatitjen e traktatit për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), por mbeten akoma çështje të tjera, deklaroi Kreu i MPJ i Federatës Ruse Sergei Lavrov pas negociatave me Sekretaren amerikane të shtetit Hilary Clinton. Ai njoftoi , se palët ranë dakort të bashkojnë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të përfundohet puna në afatet e përcaktuara, domethënë në dhjetor, kur përfundon afati i veprimit të Traktatit për ASO-1.