Zëri i Rusisë Agjencia kozmike ruse filloi të projektojë raketambartësen e re, të aftë që të nxjerrë në kozmos anijet e pilotuara nga kozmodromi “Lindor” në Lindjen e Largme, njoftoi Kreu Kozmonotikës Ruse Anatoli Perminov në Kongresin Ndërkombëtar Kozmonaotik në Tedxhonin jugkorean. Në numrin e principeve kryesore të projektit Perminov quajti sigurinë e lartë, mundësinë e shpëtimit të ekuipazhit në çdo kohë të fluturimit dhe realizimi i shkëputjes së raketambajtëses nga kompleksi startues në rast avarie.