Zëri i Rusisë Në Stokholm u shpallën laureatët e çmimit “për sigurimin e arsyeshëm të jetesës”. Ata u bënë përfaqësuesit e Kongos Rene Ngongo, Elin Uer nga Zelanda e Re, Ketrin Hamlin nga Etiopia, si dhe kanadezi Devid Sudzuki. Laureatët e vitit 2009 me veprime konkrete demonstrojnë, se çfarë është e domosdoshme të bëhet, që të përballohen ndryshimet klimatike, të çlirohet bota nga arma bërthamore, të garantohet ndihma mjekësore për të varfërit dhe të pafatëve, flitet në përfundimin e jurisë.