Zëri i Rusisë Kompania e fluturimeve e Katarit “Catar Airways” realizoi të hënën fluturimin e parë komencial në histori sipas itinerarit Londër-Dohë me përdorimin e një karburanti të ri në përbërjen e të cilit hyn gazi natyror i lëngëzuar, njoftoi gazeta “Peninsula” që del në Dohë. Kreu i kompanive ajrore të Katarit Akbar al-Baker njoftoi, se prodhimi industrial i karburantit të përftuar nga gazi natyror do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm.