Zëri i Rusisë Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton po zhvillon sot negociata në Moskë me Presidentin e Rusisë Dimitri Medvediev dhe Ministrin e punëve të jashtme Sergei Lavrov. Vemendja kryesore do ti kushtohet në to përgatitjes së Traktatit të ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, situatës rreth programeve bërthamore të Iranit, RPD të Koresë, gjendjes aktuale të krijuar në Afganistan.