Zëri i Rusisë Në Forumin ruso-kinez për bashkëpunimin ekonomik, i cili po zhvillohet tani në Pekin, u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dhe kontratash me shumë të përgjithshme prej rreth 3.5 miliardë dollarë, njoftoi Nënkryeministri i qeverisë së Federatës Ruse Aleksandër Zhukov. Gjatë negociatave të sotme Rusia dhe Kina planifikojnë të nënshkruajnë edhe një sërë marrëveshjesh ndërqeveritare, në veçanti, marrëveshjen për paralajmërimin mbi lëshimin e raketave balistike dhe raketëmbajtëseve.