Zëri i Rusisë Turkmenia planifikon të rrisë në mënyrë të qenësishme nxjerrjen e gazit çdo vit deri në 3 herë, kurse të naftës deri në 10 herë, deklaroi të hënën Presidenti Gurbangulli Berdimuhamedov në mbledhjen e zhvilluar me drejtuesit e Kompleksit Elektro-Energjetik. Ai shkarkoi nga detyra drejtuesit e kompleksit të naftës dhe gazit të vendit për qendrimin e tyre të papërgjegjshëm ndaj detyrimeve të veta dhe emëroi top-menaxherë të rinj në degën kryesore të ekonomisë së Turkmenisë.