Zëri i Rusisë Në Moskë shpresojnë shumë tek trashëgimia e kursit të qeverisë së re gjermane në marrëdhëniet me Rusinë, njoftuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse sipas përfundimeve të bisedës telefonike të zhvilluar midis ministrave të punëve të jashtme të Rusisë dhe Gjermanisë, përkatësisht, Sergei Lavrov dhe Frank-Walter Steinmeier. Lavrov vlerësoi mjaft lart kontributin personal të ministrit gjerman në zhvillimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Si rezultat i zgjedhjeve parlamentare në RFG, të cilat u zhvilluan më 27 shtator, postin e Kancelares e ruajti pas vetes Kryetarja vepruese e qeverisë Angela Merkel. Vendin e koalicionit të konservatorëve dhe socialistëve e zuri kabineti i ministrave në përbërjen e të cilit hynë përfaqësuesit e Partisë së Lirë Liberal-Demokrate në krye me Guido Westerwelle.