Zëri i Rusisë Vendet e BE nuk duhet të pajtohen me mosdëshirën e Presidentit të Çekisë për të nënshkruar Traktatin e Lisbonës, deklaroi të hënën Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov pas përfundimit të negociatave në Paris me Presidentin francez Nicolas Sarkozy. Siç theksoi Borisov, Presidenti Sarkozy i përmbahet një mendimi analogjik. Pas asaj, kur më 10 tetor Traktati i Lisbonës u nëshkrua nga Presidenti i Polonisë Lech Aleksander Kaczyski, Çekia mbeti i vetmi vend në të cilin nuk ka përfunduar ende procesi i ratifikimit. Traktati, i cili luan një rol tejet të rëndësishëm për ekzistencën e mëtejshme të BE dhe organeve drejtuese të tij, është planifikuar të hyjë në fuqi në fund të vitit 2009.