Zëri i Rusisë Qeveria çeke është e gatshme të shqyrtojë kërkesat e Presidentit Vaclav Klaus mbi bërjen e amendamenteve në Traktatin e Lisbonës, deklaroi Kryeministri Jan Fisher. Kërkesat e Vaclav Klaus-it kanë të bëjnë me pasuritë e gjermanëve të Sudetit, të cilët u shpërngulën me forcë në periudhën e viteve 1945-1946. Sipas mendimit të Klaus, atyre duhet tu mohohet mundësia për të ngulur këmbë në të ardhmen në kthimin atyre të pronave private dhe tokave. Vënia e firmës nga ana e së Vaclav Klausit do të përfundojë procesin e ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.