Zëri i Rusisë foto RIA LajmetPresidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shkoi vetë, personalisht, në “Ostankino” me qëllim që tu tregonte qytetarëve vizionin e vet të modernizimit politik dhe ekonomik të vendit. Siç shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”, me Medvedievin bashkëbisedoi drejtuesi i programeve informative të “Kanalit të parë” televiziv rus. Biseda mund të ndahet në dy pjesë: nxjerrja e përfundimeve vjetore të luftës kundër krizës dhe planet e mëtejshme për zhvillimin e ekonomisë. Presidenti deklaroi, se pritjet negative në planin social nuk u justifikuan. Sipas mendimit të Medvedievit, pavarësisht nga goditja e fortë që u dha nga kriza mbi ekonominë, qeveria veproi në mënyrë të drejtë. Ajo arriti të mbështesë sistemin bankar që pësoi tronditje dhe falë kësaj të krijojë kushte pak a shumë të pranueshme për zhvillimin e punës në sektorin real. U fol për situatën me papunësinë. Niveli i saj i tejkaloi pritjet. Por programet e destinuara për luftën kundër papunësisë vazhdojnë të veprojnë. Po ashtu, tani për tani nuk po arrihet të merret dot nën kontroll situata me shkallën e lartë të inflacionit. Por edhe ai gradualisht po vjen duke u ngadalësuar. Vërtet, në këtë nuk ka fort merita qeveria. Siç vë në dukje botimi “Rossiskaja gazeta”, ritmet e inflacionit sa vijnë dhe bien për shkak të minimizimit të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë.


***


Gazeta “Vremja novostei” shkruan mbi fillimin e turneut të Kryministrit Vladimir Putin në Lindjen e Largët aziatike me itinerar Vladivostok-Pekin. Është e vështirë të mbivlerësohet rëndësia e këtij udhëtimi duke marrë parasysh ndërlidhurinë e ngushtë (dhe jo gjithmonë përkimin) e interesave gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës në Lindjen e Largme. Në kuadrin e dialogut energjetik do të shqyrtohet çështja që ka të bëjë me furnizimet e gazit, meqenëse ekzistojnë divergjenca të caktuara përkatësisht çmimit, për shkak të të cilit në mesin e qershorit udhëheqësit e “Gazprom”-it bile deklaruan, se fillimi i eksportit të gazit natyror në Kinë do të duhet të shtyhet për një afat të papërcaktuar. Përveç kësaj, pritet diskutimi i çështjeve të bashkëveprimit në fushën e energjetikës bërthamore, sektorin e naftës (tani për tani po vazhdon ndërtimi i gazsjellësit, po diskutohet ndërtimi i uzinës së përpunimit të naftës), energjisë elektrike. Siç mundi të sqaronte gazeta “Vremja novostei”, sido që të jetë puna, ajo që do të ndodhë me siguri, është rifillimi i furnizimit të energjisë elektrike në Kinë, i cili nuk realizohej që prej dy vjetësh, sepse palët nuk arrinin të binin dot dakort për çmimin.