Zëri i Rusisë Rusia do të vazhdojë transportimin e desantëve dhe helikopterëve luftarakë të forcave ndërkombëtare në Afganistan, njoftoi drejtori i shërbimit federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak Mihaill Dimitrev. Bashkëveprimi rus me forcat e koalicionit, shpjegoi ai, realizohet në dy drejtime: garantimi i transitit të ngarkesave dhe furnizimet e helikopterëve. Helikopterët rusë dallohen për adaptimin e mirë me rajonet malore dhe të nxehta, dhe janë më ekonomikë në krahasim me analogët perëndimorë.