Zëri i Rusisë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mendon, se zhvillimi në drejtime të ndryshme, diversifikimi i ekonomisë është mbrojtja e vetme nga krizat botërore. Prandaj, detyra kryesore është modernizimi i gjithë jetës së vendit, theksoi Medvediev në intervistën e vet dhënë të dielën për televizionin. Sipas vlerësimeve të Presidentit, Rusia mund të modernizojë ekonominë brenda 10-15 vjetësh, duke e bërë atë të përtërirë dhe të aftë për konkurim. Medvediev theksoi, se shteti do të përmbushë detyrimet e veta sociale, pavarësisht nga kriza botërore financiare.