Zëri i Rusisë Jurij Lluzhkov foto RIA LajmetTë dielën në dhjetra rajone të Rusisë u zhvilluan zgjedhjet për në asambletë ligjvënëse, për përcaktimin e kryetarëve të bashkive dhe deputetëve të organeve të vetadministrimit lokal (vendor). Siç njofton gazeta “Vedomosti” me referim tek fjalët e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kësaj here është paraqitur një numër çuditërisht i vogël ankimimesh. Në komisionet zgjedhore gjatë gjithë ditës raportonin se fushata po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa shkelje. Ndërkohë, partitë opozitare deklarojnë mbi prezencën e shkeljeve të qenësishme. Në Moskë janë fiksuar, në veçanti, votime të shumta të zgjedhësve të bëra me pajisjen e tyre me çertifikata për të kryer votimin mbi bazë të vendndodhjes në ditën e votimit. Milicia u shfrytëzua për shpërndarjen e agjitatorëve opozitarë, kurse partia drejtuese “Rusia Unike” i siguroi vetes mbështetje nëpërmjet gazetave rajonale, tirazhi i përgjithshëm i të cilave përbëri 7 milionë ekzemplarë. Por tregues, sipas mendimit të ekspertëve të pavarur, do të bëhen niveli i mosparaqitjes së zgjedhësve në votim dhe numri i fletëvotimeve të pavlefshme.


Komentimi i artikullit të ditës

 
Zëvëndës kryetari i Dumës Qytetare të Moskës, anëtari i Partisë “Rusia Unike” Andrei Metelskij flet tani përpara mikrofonit tonë mbi rezultatet e zgjedhjeve: “Zgjedhet në Moskë mund të quhen të realizuara, të kryera. Të gjithë thonin se paraqitja e zgjedhësve në votim do të jetë e ulët. Asgjë e tillë nuk ndodhi në të vërtetë. Paraqitja e elektoratit përbëri më tepër se 35 %. Kjo shifër është më e lartë se sa në zgjedhjet e vitit 2005. Votimi u zhvillua në përputhje me legjislacionin veprues. Në qoftë se ndokush nga pjesëmarrësit e fushatës elektorale do të shprehë dëshirën për të kundërshtuar, për të kontestuar rezultatet e votimit le ti drejtohet gjyqit”, konkludoi Andrei Metelskij.


Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Informacionit politik Aleksei Muhin flet mbi nuancat e zgjedhjeve të zhvilluara: “Zgjedhjet e zhvilluara në kryeqytet treguan, se vertikalja kremliniane dhe grupi moskovit matën midis tyre rezervat disponuese administrative. Parashikohej që përfaqësuesit e partive “Rusia e Drejtë”, “Jablloko”, të liberalëve demokratë të hynin në përbërjen e parlamentit moskovit. Por urimi këmbëngulës i Presidentit, për të krijuar kushte të barabarta për pjesëmarrësit e zgjedhjeve, u injorua në mënyrë demonstrative nga ekipi i Kryetarit të Bashkisë të kryeqytetit, i cili përfaqësonte Partinë “Rusia Unike”. Tani topin në lojë e zotëron administrata presidenciale. Ajo i ka të gjitha arsyet që të përpiqet të evidentojë shkeljet e bëra gjatë kohës së zhvillimit të zgjedhjeve, për ndërrimin e pjesëmarrësve kyçë të ekipit të Juri Luzhkovit-ndër të tjera bile edhe vetë Kryetarin veteran të Bashkisë së Moskës. Situata e krijuar e bën atë fort të prekshëm, të cënueshëm nga kritika”, thotë Aleksei Muhin. Gjithçka do të varet nga ajo, se si do ta vlerësojnë atë në administratën presidenciale. Partia debutoi me mjaft sukses, praktikisht, në të gjitha zgjedhjet bashkiake, por asaj do ti duhet ta paguajë këtë sukses me imazhin e vet. Domethënë, të mbajë përgjegjësi për përdorimin gjithkund të rezervave administrative, ndërsa kjo gjë nuk është aspak në favor të interesave të Kremlinit.