Zëri i Rusisë Në Moskë mendojnë, se vizita që filloi sot Sekretarja e shtetit e SHBA-s Hilary Clinton, do të bëhet etapë e rëndësishme e partneritetit ruso-amerikan. Përfaqësuesi zyrtar i MPJ Andrei Nesterenko njoftoi, se në këto negociata do të diskutohet gjithë kompleksi i marrëdhënieve dypalëshe, ndër të tjera bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, përgatitja e Traktatit të ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO), problemi i mbrojtjes antiraket, si dhe situata në Iran, Afganistan dhe në Lindjen e Mesme. Të dielën Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi, se Federata Ruse dhe SHBA-s i kanë të gjitha shanset e nënshkrimit të traktatit për Armatimet Strategjike Ofensive deri në fund të dhjetorit, kur përfundon afati i veprimit të traktatit të mëparshëm.