Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev foto RIA LajmetEkonomia e diversifikuar, e zhvilluar në mënyrë të shumanshme është e vetmja mbrojtje nga krizat botërore. Për këtë deklaroi të dielën Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në bisedën e zhvilluar në Kanalin e Parë të televizionit rus. Prandaj detyrë kryesore për ne është tani modernizimin i gjithë jetës ekonomike të vendit, u shpreh me bindje të plotë Medvediev. Sipas fjalëve të Kryetarit të shtetit, periudha 10-15 vjeçare është ai horizont plotësisht evident pas të cilit ne duhet të shohim ekonominë e re. Pikërisht atë ekonomi, e cila do të jetë e aftë për konkurrencë me ekonomitë e tjera të botës nga më të mëdhatë. Gjatë kësaj, tregues kryesor i kalimit tek niveli i ri do të bëhet distancimi nga parimet e ekonomisë të bazuar mbi lëndën e parë, tha Presidenti. “Sapo pjesa kryesore e të ardhurave tona të fillojë të grumbullohet jo për llogari të eksportit të lëndëve që shërbejnë si burime energjetike, por, të paktën, në proporcione të tilla 30-40 %, kjo do të thotë atëhere se ne kemi filluar të jetojmë me një ekonomi tjetër dhe në një vend tjetër. Edhe në periudhë krize, edhe në periudhë jo krize përpara vendit tonë shtohet një detyrë e vetme: ne duhet të modernizojmë ekonominë, sepse kriza evidentoi në mënyrë më se të qartë pikat e dobëta të saj. Dhe ne duhet ta shfrytësojmë këtë fragment aspak të pëlqyeshëm të jetës sonë, i cili quhet krizë, për të ndryshuar rrënjësisht dhe me të vërtetë ekonominë tonë”, tha Dimitri Medvediev. Presidenti kujtoi prioritetet bazë në sferën e modernizimit ndaj të cilave duhet tërhequr vemendja, duhen përqendruar forcat dhe mjetet financiare: efektiviteti energjetik, produktet informative-si tokësore, ashtu dhe kozmike, energjia atomike. Gjatë kësaj ai bëri thirrje për tu marrë edhe me modernizimin e jetës sociale të vendit, sistemit politik: “Strategjia jonë konsiston pikërisht në atë që të plotësohen të gjitha detyrimet sociale. Dhe ky nuk është aspak vendim konjuktural, ky është vendim i marrë për vite e vite të tëra përpara. Prandaj të gjitha detyrimet sociale do të financohen, ndërsa në ato kuadro që është përcaktuar realizimi i kësaj detyre do të ndodhë edhe rritja e pensioneve, edhe e pagesave të tjera sociale. Ne tani për tani nuk jemi ndonjë vend shumë i pasur, ne kemi ende shumë e shumë probleme të pazgjidhura, ne kemi një nivel mjaft të lartë, të palejueshëm varfërie në vend, prandaj pravarësisht nga çfarëdolloj krizash ne jemi të detyruar të merremi me këto punë. Edhe buxheti jonë, në çfarëdo stadi që të ndodhet ekonomia e vendit, duhet të jetë megjithatë më social, se sa buxheti, të themi, i vendeve që tashmë ndodhen në një stad tjetër zhvillimi. Kriza do të kalojë dhe buxheti ynë do të bëhet prapëseprapë social. Dhe kjo është absolutisht evidente.