Zëri i Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës Turbern Jagland përshëndeti nënshkrimin nga ana e Turqisë dhe Armenisë të protokolleve të marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve. “Ky është një hap historik, i cili ka të bëjë me pajtimin për një afat të gjatë midis Turqisë dhe Armenisë, që do të mundësojë stabilizimin e gjithë Kaukazit të Jugut”, thuhet në komunikatën zyrtare të Kreut të BE të bërë publike të dielën. Gjatë kësaj Jagland vuri në dukje rolin mjaft të rëndësishëm të BE, Rusisë, Francës, Zvicrës dhe SHBA-s për afrimin e pozitave midis Ankarasë dhe Erevanit.