Zëri i Rusisë Kabineti i ministrave të Gjermanisë miratoi dhënien e ndihmës shtetërore koncernit Opel prej 4,5 miliardë dollarësh, njoftoi agjencia “Reuters” me referim tek mjetet gjermane të informimit masiv. Komisioni nuk ndeshi pengesa ndaj strukturës së marrëveshjes, të propozuar nga blerësit e paketës së kontrollit të Opel-it Sberbankës ruse dhe Magnës kanadeze. Pronarët e rinj të koncernit të automobilave deklaruan mbi synimin e investimit në kompani të 500 milionë eurove. Por ata gjithashtu kërkuan nga qeveria e Gjermanisë garanci për kreditë e ristrukturimit të ndërmarrjes që ishte drejt humbjes.