Zëri i Rusisë Në Rusi përfundoi dita e vetme e votimit të dielën që kaloi. Në 75 rajone u zhvilluan rreth 7 mijë zgjedhje të niveleve të ndryshme. Në Moskë u zhvilluan zgjedhjet e Dumës së re të qytetit. Sipas të dhënave paraprake, lidon Partia “Rusia Unike” dhe komunistët. Zgjedhjet rajonale, sipas fjalëve të Kreut të Komisionit Qendror Zgjedhor të federatës Ruse Vladimir Çurov, ato u zhvilluan në mënyrë të organizuar. “Rusia Unike” tashmë deklaroi për fitoren praktikisht në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në vend. Përfaqësuesit e forcave të djathta mendojnë, se do të hyjnë në përbërje të disa parlamenteve rajonale.