Zëri i Rusisë Foto RIA LajmetSamiti i kryetarëve të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), i cili u mbajt në kryeqytetin e Moldavisë, kaloi pa eksese. Dimitri Medvediev paraqiti konceptin e kryesimit të Federatës Ruse në vitin e ardhshëm. Kurse Kishinjovi i siguroi partnerët e vet në Bashkësi se nuk do ti prishë lidhjet e vendosura dhe se do të mbetet anëtar me të drejta të plota i BSHP-ra. Sipas marrëveshjes së përgjithshme 2010 është shpallur “Vit i veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike”. Jubileu 65 vjeçar i saj do të kremtohet nga popujt e të gjitha vendeve tona që korrën fitoren mbi fashizmin në maj të vitit 1945. Duke marrë parasysh sezonin e bujshëm e të vrullshëm politik në Moldavi, e cila përjetoi zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, Presidenti Medvediev theksoi: “Tani tek ju po krijohet pushteti i ri dhe ne nuk jemi indiferentë ndaj asaj se në ç’mënyrë po avancojnë këto procese. Ne do të dëshironim të zhvillonim marrëdhënie plotësisht të vlefshme fqinjësie të mirë, miqësore me Moldavinë. Në fakt, të tilla siç dhe duhet të jenë ato në të vërtetë duke marrë parasysh afërsinë e popujve tanë dhe të interesave tona kombëtare”. Dimitri Medvediev gjatë ecurisë së Samitit propozoi tu jepet mundësia vendeve të Bashkësisë-jo anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik-që të bashkohen me fondin antikrizë të EvrAzES-it. Në këtë mbledhje u nënshkruan rreth 20 dokumente për kapërcimin e krizës, për garantimin e sigurimit, për thellimin e proceseve integruese në degët humanitare dhe për optimizimin e veprimtarisë së organeve të Bashkësisë. Në bllokun ekonomik Kreu i Ministrisë së financave të Federatës Ruse Aleksei Kudrin paraqiti projekt dokumentin me planin e realizimit të masave të përbashkëta për kapërcimin e pasojave negative të krizës. Vërejtjet që do ti bëhen atij do të merren parasysh në takimin e pritshëm më 20 nëntor në Rigë të Kryetarëve të qeverive të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura . Në platformën e samitit të BSHP tradicionalisht u mbajt takimi tripalësh i liderëve të Azerbajxhanit dhe Armenisë me pjesëmarrjen e Presidentit të Rusisë për problemin e Nagorni-Karabahut. Palët konfirmuan afrimin e pozitave, i cili po evidentohet qartë me në takim të radhës.